Telegrafi

Shembet dheu, vetura bie në një vend-punishte në Prishtinë

Një veturë ka rënë sot rreth orës 12:00 si pasojë e shembjes së dheut në një vend-punishte në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 12:00 është raportuar për shembje dheu në një vend-punishte në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë.

Nuk raportohet për persona të lënduar përveç dëmeve materiale përfshirë këtu edhe një veturë”, ka thënë Borovci.

Po ashtu siç tha ai, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

Telegrafi ju sjell fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/