Site icon Telegrafi

Bie nga ndërtesa në Prishtinë, humb jetën 18-vjeçarja

Një vajzë 18-vjeçare ka humbur jetën, pasi ka rënë nga një ndërtesë banimi në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjekët emergjent, ndërsa shton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica”.

“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete.” – ka bërë të ditur Borovci

Njësitet kompetente të policisë, ndodhen neë vendin e ngjarjes, dhe janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike./Telegrafi/

Exit mobile version