Trupat ukrainase nga brigada Lyut rrezikuan jetën duke tentuar të shpëtojnë bashkëluftëtarin e tyre të plagosur, i cili shkeli në minë në Avdiivka.
Ishte një ushtar që kishte kamerë të vendosur në helmetë, ku shihet sesi bashkëluftëtari i tij që ishte pak metra para tij shkel në minë e cila aktivizohet dhe e plagos, transmeton Telegrafi.
Nga shpërthimi i fuqishëm ai u hodh disa metra lart dhe u përplas në tokë. Por bashkëluftëtarët e tij që ishin me të vrapuan për ta ndihmuar, pavarësisht se vazhdimisht binin predhat ruse nga artileria e tyre që ishte pozicionuar disa qindra metra larg.
Ata tërë kohën bombardoheshin, derisa ia lidhnin plagën kolegut të tyre. E në një moment vjen edhe një veturë që rrezikon gjithçka për ta tërhequr ushtarin ukrainas të plagosur.
Gjithçka është zhvilluar në Avdiivka ku po zhvillohen betejat më të ashpra, me shpresën se do të arrijnë të marrin nën kontroll pozicionet mbrojtëse të rusëve. /Telegrafi/