Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e enjte në Komoran.
Policia bën të ditur së një veturë ka rënë në lumë, ku për pasojë një person ka humbur jetën, transmeton Telegrafi.
“Është raportuar se në rrugën nacionale Pejë- Prishtinë, fshati Komoran një veturë me targa vendore derisa kishte qenë në lëvizje kishte rënë në lumë. Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se në atë veturë kishin qenë dy persona vozitësi dhe një pasagjer të dy meshkuj kosovarë. Vozitësi i veturës ishte nxjerrë nga lumi dhe për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK, kurse pasagjeri – viktima ishte nxjerrë nga lumi pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/