Telegrafi

Bie ndjeshëm vlera e Neymarit në tregun e transferimeve

Neymar (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Transferimi i Neymarit para dy vitesh nga Barcelona te Paris Saint-Germain, e ka bërë atë lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Ylli brazilian dëshironte të shpëtonte nga hija e Lionel Messit te skuadra katalunase, andaj vendosi të kalonte në Parkun e Prinacave, mirëpo që nga atëherë, gjërat nuk kanë shkuar mirë për të.

Lëndimet e shpeshta kanë bërë që ai të mos luajë në pjesën më të madhe të ndeshjeve, sidomos në Ligën e Kampionëve, duke e lënë në baltë PSG-n.

Vlera e Neymarit në treg (Foto: CIES Observatory)

Skuadra franceze pagoi 222 milionë euro për shërbimet e Neymarit, ndërsa vlera e tij ka pasur ngritje e rënie gjatë këtyre dy viteve, por që në këtë muaj ka pësuar rënie të ndjeshme.

Sipas Cies Observatory, vlera e aktuale e sulmuesit brazilian në tregun e transferimeve është 90 milionë euro, ndërsa është duke u kërkuar nga Real Madridi dhe Barcelona.

Lexo po ashtu Spekulohet se Neymar po e kërkon largimin nga PSG

Në fillim të këtij viti, vlera e Neymarit ishte 213 milionë euro, por lëndimi që e pësoi më pas, filloi të ulte çmimin e tij.

Braziliani pësoi lëndim ditë më parë te kombëtarja e tij, duke bërë që vlera e tij të binte në 90 milionë euro, ndërsa vështirë se PSG-ja mund ta shet atë në shumën e 150 milionë euro në verë. /Telegrafi/