Site icon Telegrafi

Biden zhvillon bisedë telefonike me liderët evropianë

Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar bisedë telefonike me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuara – për të diskutuar zhvillimet më të fundit në Ukrainë.

Joe Bidien ishte në Bruksel dhe Poloni gjatë javës së kaluar, ku mori pjesë në samitin e NATO-s dhe takoi secilin lider të vendeve anëtare, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Bisedimet në Stamboll, tani ka një gjasë që të takohen Putin e Zelensky

Megjithatë deri më tani nuk është zbuluar saktësisht, se për çfarë kanë diskutuar presidenti amerikan dhe liderët evropianë.

Ndryshe sot Ukraina ka hyrë në ditën e 34-të të pushtimit rus, kur forcat e Kremlinit kanë vazhduar sulmet si nga ajri ashtu dhe në tokë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version