Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar bisedë telefonike me liderët e vendeve perëndimore, për të diskutuar për agresionin rus në Ukrainë.
Në bisedën e zhvilluar mes kryeministrit kanadez Justin Trudeau, presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, presidentit francez Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministrit italian Mario Draghi, kryeministri japonez Fumio Kishida, kryeministrit britanik Boris Johnson si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg e presidentit polak Andrzej Duda, është diskutuar për situatën në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Liderët perëndimorë kanë pranuar se do të jenë në kontakt, për t’u dakorduar për veprimet e radhës karshi Rusisë së Vladimir Putinit, i cili prej pesë ditësh ka filluar pushtimin e Ukrainës.
Ndryshe sot në vijën kufitare me Bjellorusinë, janë takuar delegacioni ukrainas dhe ai rus për të diskutuar, ku në fund të takimit janë dakorduar që të vazhdohet me raundin e dytë. /Telegrafi/