Pas takimit të NATO-s, presidenti amerikan Joe Biden ka folur për mediat duke theksuar se anëtarët e aleancës treguan unitet në lidhje me ndihmën ushtarake për Ukrainën, vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe Putinit për shkak të pushtimit dhe rreth forcimit të kufijve lindorë të NATO-s.
Biden tha se beson që Kina i kupton pasojat potencialisht të tmerrshme ekonomike që do të pasonin nëse vendi do t’i japë ndihmë Rusisë në agresionin në Ukrainë.
Biden tha se kishte një “bisedë shumë të drejtpërdrejtë” me presidentin kinez, Xi Jinping.
Ai tha se “nuk bëri kërcënime”, por bëri të qartë se Xi “i kuptoi pasojat e ndihmës së tij ndaj Rusisë”.
US President Joe Biden says he indicated to President Xi Jinping that China would be putting itself in "significant jeopardy" if it provided support to Russia.
Live updates: https://t.co/NucPdXCU9X
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/HomGoZ2nQk
— Sky News (@SkyNews) March 24, 2022
I pari i shtetit amerikan tha se vuri në dukje pasojat e sjelljes së Rusisë dhe vuri në dukje se Kina kishte kërkuar të zhvillonte lidhje më të forta ekonomike me Perëndimin.
Biden pohoi t’i ketë thënë Xi “se do ta vinte veten në rrezik të madh me ato synime, nëse, në fakt, ai do të shkonte përpara. Unë mendoj se Kina e kupton se e ardhmja e saj ekonomike është shumë më e lidhur me perëndimin sesa me Rusinë”.
Ai gjithashtu njoftoi sanksione të reja për më shumë se 400 individë dhe subjekte “Më shumë se 300 anëtarë të Dumës dhe oligarkë që drejtojnë makinën ruse të luftës do të sanksionohen. NATO-ja nuk ka qenë kurrë më e bashkuar se sot”.
Më herët sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca do të përforcojë sistemet e mbrojtjes kimike, biologjike dhe bërthamore nga frika se Rusia po planifikon të përdorë armë të tilla kundër popullit të Ukrainës. /Telegrafi/