Joe Biden pohoi se ukrainasit nuk mund t’i përdorin armët amerikane për ta sulmuar kryeqytetin rus, Moskën.
Presidenti amerikan deklaroi se “ukrainasit mund të kryejnë sulme vetëm pranë kufirit, por jo 200 milje (321 kilometra) thellë në Rusi”.
Në të njëjtën kohë, ai tha se “Vladimir Putinin e njoh për më shumë se 40 vjet. Ai është një njeri i pandershëm”, raporton abcnews.
Joe Biden said that the United States does not allow Ukraine to use American weapons against the Kremlin and Moscow
He said that strikes on Ukraine can only be carried out near the border, but not 200 miles (321 kilometers) deep into Russia.
At the same time, the US president… pic.twitter.com/ym49ZrNUYr
— NEXTA (@nexta_tv) June 6, 2024
Më herët, Putin pohoi se amerikanët me këtë lëvizje do të thotë se po bëhen pjesë e luftës.
Në fund të muajit maj, SHBA zbuti kufizimet dhe lejoi forcat e armatosura ukrainase të përdorin raketat me një rreze veprimi deri në 70-80 kilometra në zonat kufitare nga ku Rusia po sulmon Ukrainën.
Gjithashtu edhe sulmet me ATACMS me një distancë deri në 300 kilometra janë të ndaluara.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit të Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/