Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë sot se nuk do ta vizitojë Ukrainën, pasi këtë javë pritet të nisë udhëtimin drejt Evropës.
I pyetur nëse akoma planifikon të vizitojë Ukrainën, Biden tha se “kjo varet”, duke shtuar se nuk dëshiron “t’i shkaktojë më shumë vështirësi ukrainasve”, transmeton Telegrafi.
I pyetur sërish nëse planifikon të udhëtojë në Ukrainë derisa do të qëndrojë në Gjermani dhe Spanjë për Samitin e G7-ës dhe atë të NATO-s, Biden shtoi: “Në këtë udhëtim, nuk besoj”.
Biden nuk e ka vizituar Ukrainë që kur ky vend është nën sulmet e vazhdueshme ruse. E në vend tij, Biden dërgoi për vizitë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe atë të Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Ai madje është shprehur i bindur se Ukraina do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/