Telegrafi

Biden thotë se nuk e di nëse do të udhëtojë në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u tha gazetarëve në Portsmouth, New Hampshire, të martën se nuk është i sigurt nëse do të udhëtojë në Ukrainë.

“Përgjigja është, nuk e di”, u tha Biden gazetarëve pas komenteve të tij mbi infrastrukturën, duke shtuar më vonë, “Kam qenë në Ukrainë shumë herë, thjesht nuk kam qenë atje kohët e fundit”, përcjell Telegrafi.

“Më shumë se çdo tjetër – unë jam i vetmi që kam folur para Rada-s dy herë”, tha ai, duke iu referuar parlamentit të Ukrainës.

Më parë, Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk ka plane që Presidenti të udhëtojë në Ukrainë, por shtoi se nëse do të kishte, ata nuk kishin gjasa të parashikonin një udhëtim për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

“Nëse dikush do të shkonte”, u tha Jen Psaki gazetarëve të hënën, “ne nuk do të përshkruanim nga këtu apo askund nga qeveria, kush, nëse dhe kur, për arsye sigurie…”.

Të enjten e kaluar, Biden tha se ai ishte ende duke punuar me ekipin e tij për të përcaktuar nëse ai duhet të dërgojë një anëtar të lartë të administratës së tij në Ukrainë, një shfaqje potencialisht dramatike e mbështetjes për kombin pasi ai po sulmohet nga Rusia.

Ndryshe, që kur forcat ruse u tërhoqën nga rajoni përreth Kievit, një numër liderësh perëndimorë kanë shkuar në kryeqytetin ukrainas për të demonstruar mbështetje. /Telegrafi/