Site icon Telegrafi

Biden do të vizitojë Poloninë para njëvjetorit të luftës në Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden do të vizitojë Poloninë për të shënuar një vjetorin e pushtimit rus të Ukrainës, duke u rikthyer në rajon ndërsa lufta hyn në një fazë të paqëndrueshme dhe paqja nuk duket se do të arrihet në të ardhmen e afërt.

I pari i SHBA-së po planifikon të vizitojë Poloninë nga 20 deri më 22 shkurt. Shtëpia e Bardhë njoftoi se 80-vjeçari do të takohet me presidentin e Polonisë, Andrzej Duda dhe udhëheqës të tjerë nga rajoni.

Ai do të mbajë fjalime përpara përvjetorit zyrtar më 24 shkurt. Ndihmësit e Bidenit kanë planifikuar në javët e fundit se si do të shënojnë përvjetorin e pushtimit, duke përfshirë një fjalim të madh.

Ata shpresojnë të theksojnë qëndrueshmërinë e popullit ukrainas duke theksuar rëndësinë e unitetit në muajt e pasigurt në vijim, raporton cnn.

“Ai dëshiron të flasë për rëndësinë dhe vendosmërisë e bashkësisë ndërkombëtare për të mbështetur Ukrainën”, tha John Kirby, koordinatori strategjik i komunikimit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Ndryshe, Biden vitin e kaluar ka realizuar një vizitë në shtetin polak, ku është takuar edhe me disa refugjatë ukrainas. /Telegrafi/

Exit mobile version