Telegrafi

Biden bisedon me zyrtarët ukrainas në Poloni

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden po zhvillon bisedime me dy ministra ukrainas në Poloni – takimi i parë ballë për ballë me zyrtarë të tillë të nivelit të lartë që kur forcat ruse pushtuan vendin një muaj më parë.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan po shoqërohet prej Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin me homologët e tyre ukrainas, Dmytro Kuleba dhe Oleksii Reznikov.

Biden ndodhet në Poloni që nga e premtja dhe do të takohet gjithashtu me homologun polak, Andrzej Duda.

Ai pritet të mbajë një fjalim rreth konfliktit gjatë ditës së sotme, raporton bbc.

Disa thonë se fakti që ministrat ukrainas po largohen nga vendi i tyre është një shenjë e besimit të tyre në rritje në mënyrën se si po shkon lufta me Rusinë. /Telegrafi/