Telegrafi

Biden takohet nesër me liderët e Suedisë dhe Finlandës në Shtëpinë e Bardhë, do  të diskutojnë për aplikimin për anëtarësim në NATO

Presidenti amerikan Joe Biden do të pret në një takim liderët e Suedisë dhe Finlandës në Shtëpinë e Bardhë – për të diskutuar për aplikimin e tyre për pranim në NATO.

Kështu të paktën ka njoftuar zyra për informim e Shtëpisë së Bardhë, që theksoi se ky takim prit të ndodhë nesër, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ukrainasit pretendojnë se afro 28 mijë ushtarë rusë janë vrarë, nga fillimi i agresionit rus në këtë shtet

Biden, kryeministrja suedeze Magdalena Andersson dhe presidenti finlandez Sauli Niinist, gjithashtu do të diskutojnë për “sigurinë evropiane”.

Është theksuar se do të punojnë në forcimin e partneritetit, ku do të diskutohet edhe për përkrahjen e dhënë për Ukrainën. /Telegrafi/