Shtetet e Bashkuara do të punojnë së bashku me Finlandën dhe Suedinë në rast të “kërcënimeve me agresion” ndërkohë tani po shqyrtohet anëtarësimi i dyja vendeve në NATO, tha Joe Biden.
Presidenti amerikan tha se “mbështet fuqishëm” anëtarësimin e vendeve nordike në NATO-s dhe tha se me pranimin e tyre do të “përfitonte” e gjithë aleanca ushtarake.
“Finlanda dhe Suedia janë partnerë të qëndrueshëm prej kohësh të Shteteve të Bashkuara. Duke u bashkuar me NATO-n, ata do të forcojnë më tej bashkëpunimin tonë të mbrojtjes dhe në këtë formë do të përfitojnë të gjithë”, pohoi ai.
SHBA do të vazhdojë “aktivitetin dhe praninë e saj të fuqishme” në rajonin e Detit Baltik, shtoi Biden, raporton theguardian.
“Ndërsa kërkesat e tyre për anëtarësim në NATO janë duke u shqyrtuar, Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Finlandën dhe Suedinë për të qëndruar vigjilente ndaj çdo kërcënimi të sigurisë sonë të përbashkët dhe për të penguar dhe përballur ndonjë agresion”, pohoi i pari i shtetit amerikan.
Ndryshe, Biden do të mirëpresë nesër (e enjte) homologun finlandez, Sauli Niiniston, dhe kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson, në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/