Site icon Telegrafi

Biden: SHBA-ja mirëpret hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për në BE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka lëshuar një deklaratë ku mirëpret hapat e rëndësishëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Biden ka theksuar se “në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe.”

“Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit”, thuhet në deklaratë.

Lexo po ashtu Hapen zyrtarisht negociatat, Rama: BE-ja është ëndrra, sfida, misioni dhe fati ynë

Ai ka shtuar se hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së për të rritur angazhimin për forcimin e demokracive të rajonit.

Deklarata e plotë:

Shtetet e Bashkuara mirëpresin hapat e rëndësishëm që Bashkimi Evropian po ndërmerr për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik duke hapur bisedimet e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit.

Hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon për të rritur angazhimin e tyre për forcimin e demokracive në rajon. /Telegrafi/

Exit mobile version