Telegrafi

Biden rikonfirmon përkushtimin për t’i ofruar asistencë ushtarake Ukrainës

Presidenti amerikan Joe Biden ka ripërsëritur përkushtimin për ta furnizuar Ukrainën me armë, me qëllim që ta mbrojë veten nga Rusia.

Këto ishin fjalët e para të presidentit amerikan, gjatë bisedës telefonike që e realizoi me liderët e vendeve evropiane, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, transmeton Telegrafi.

Biden ka biseduar me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin Italian Mario Draghi si dhe kryeministrin britanik Boris Johnson.

Kjo bisedë telefonike vjen në kohën kur po zhvillohen bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, ku Moska ka “premtuar” ta ulë shkallën ushtarake në afërsi të kryeqytetit ukrainas – Kiev. /Telegrafi/