Telegrafi

Biden reagon pas rrëzimit të aeroplanit rus – Prigozhin dyshohet se ishte pasagjer

Presidenti amerikan, Joe Biden sugjeroi se presidenti rus, Vladimir Putin mund të ketë qenë pas rrëzimit të një aeroplani pranë Moskës.

Shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, gjendet në listën e pasagjerëve të aeroplanit ndërsa lideri amerikan tha se nuk ishte i befasuar që mercenari rus mund të ishte shënjestruar.

Lexo po ashtu U raportua për 10 pasagjerë në aeroplanin e rrëzuar në Rusi, por janë gjetur tetë - asnjëri nuk konfirmohet se është Prigozhin

“Ju mund ta kujtoni, unë u pyeta për këtë”, tha Biden për CNN, duke aluduar në komentet që kishte bërë në muajin korrik, ku kishte deklaruar se Prighozin duhet të shqetësohet për sigurinë personale pas rebelimit të dështuar kundër Valdimir Putinit në muajin qershor.

Lexo po ashtu Çka është duke bërë Putin në momentin që po dyshohet se u vra Prigozhin?

“Unë thashë se do të isha i kujdesshëm gjatë udhëtimeve. Nuk e di me të vërtetë se çfarë ndodhi, por nuk jam i befasuar”, tha Biden.

Në një konferencë shtypi në kryeqytetin finlandez, Helsinki, lideri amerikan bëri shaka duke thënë se nëse do të ishte Prighozin, “do të isha i kujdesshëm se çfarë ha, do të mbaja vëmendjen në menunë time”.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet e rrëzimit të aeroplanit ku dyshohet se u vra kreu i Wagnerit

Biden shtoi se “nuk ka shumë gjëra që ndodhin në Rusi dhe se pas tyre nuk është Putin, por unë nuk di mjaftueshëm për të ditur përgjigjen”.

Kujtojmë se Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë dhe presidentit rus, Vladimir Putinit.

Lexo po ashtu Autoritetet ukrainase hedhin dyshime lidhur me vdekjen e Prigozhinit

Rebelimi përfundoi kur presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

Ndryshe, Prigozhin u pa për herë të fundit dje në një video që duket se ishte bërë në Afrikë. /Telegrafi/