Site icon Telegrafi

Biden, presidentit polak: Në kohën kur bota po ndryshon, NATO duhet të jetë e bashkuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka folur para shtypit botëror me homologun polak, Andrzej Duda në Varshavë.

Ai shpjegoi se sa i rëndësishëm është stabiliteti evropian për SHBA-në dhe ripohoi mbështetjen për NATO-n dhe veçoi nenin 5 – përgjegjësitë e mbrojtjes kolektive të aleancës, raporton skynews.

I pari i shtetit amerikan tha se “Një nga gjërat për të cilat e falënderova presidentin polak është për faktin se kriteri i vetëm më i rëndësishëm në këtë botë që po ndryshon… është që NATO të qëndrojë absolutisht, plotësisht, tërësisht e bashkuar, që të mos ketë ndarje në mendime dhe se çfarëdo që bëjmë, do ta bëjmë së bashku”.

Lexo po ashtu Gjithçka që po ndodh në Ukrainë

Biden ka pohuar se sa herë që vendi i tij ka qëndruar larg zhvillime në kontinentin evropian, gjithmonë e ka “pësuar”, raporton cnn.

“Aftësia e Amerikës për të përmbushur rolin e saj në pjesë të tjera të botës mbështetet në një Evropë të bashkuar, një Evropë të sigurt. Ne kemi mësuar nga përvoja e trishtuar në dy luftëra botërore, kur kemi qëndruar jashtë dhe nuk kemi qenë të përfshirë në stabilitetin në Evropës, na është kthyer mbrapa, neve SHBA-ve”, tha presidenti amerikan.

Ai pohoi më tutje se se stabiliteti në Evropë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara.

“Këtë e kam thënë për një kohë të gjatë, si një senator kur isha këtu, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, si zëvendëspresident për tetë vjet, tani si President, se stabiliteti në Evropë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara. Jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën”, pohoi ish-senatori.

Lexo po ashtu Biden bisedon me zyrtarët ukrainas në Poloni

Biden u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të NATO-s të marrin refugjatë ukrainas, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm të Polonisë.

Ndryshe, Biden pritet të takojë edhe disa refugjatë ukrainas që tashmë gjenden në Poloni. /Telegrafi/

Exit mobile version