Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, për të dënuar sulmet ruse mbi qytetet ukrainas, ku Kievit i premtoi se Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë sisteme mbrojtëse kundërajrore, ka njoftuar sot Shtëpia e Bardhë.
“Ai dënoi sulmet ruse mbi qytetet e Ukrainës, përfshirë Kievin dhe i shprehur ngushëllime familjeve të vrarëve në këto sulme”, thuhet ndër tjera në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telegrafi.
“Presidenti Biden i ka premtuar se do të vazhdojë ta ndihmojë Ukrainën që të mbrohet nga agresioni rus, që përfshin dërgimin e sistemeve mbrojtëse kundërajrore”, është theksuar nga qeveria amerikane.
Në anën tjetër, Biden paralajmëroi edhe vendosjen e sanksioneve shtesë kundër Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj agresionit në Ukrainë.
Nesër Zelensky tha se sulmet më të reja ruse “edhe një herë treguan brutalitetin e Putinit kundër popullit ukrainas. /Telegrafi/