Presidenti amerikan, Joe Biden ka biseduar përmes telefonit këtë mbrëmje me liderin ukrainas, Volodymr Zelensky.
Biden përsëriti mbështetjen për Ukrainën, duke diskutuar rrugën drejt fitores për Kievin, sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, raporton cnn.
“Presidenti përsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën teksa ato mbrohen nga agresioni rus, duke përfshirë njoftimin e djeshëm për gati 3 miliardë dollarë në armë dhe pajisje”, tha Jean-Pierre.
Ai përgëzoi Ukrainën pasi shënoi një ditë veçanërisht të rëndësishme të pavarësisë këtë javë dhe ndau admirimin për njerëzit të Ukrainës dhe forcave të saj të armatosura, ndërsa vazhdojnë të frymëzojnë botën me përkushtimin dhe lirinë e tyre, shtoi ajo.
Duke mos u thelluar në asnjë detaj, Jean-Pierre vuri në dukje se Biden dhe Zelensky diskutuan situatën në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia të kontrolluar nga Rusia, duke përsëritur qëndrimin e administratës se vendi nuk duhet të jetë një zonë aktive lufte.
Ndryshe, Zelensky ka pohuar se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës. /Telegrafi/