Site icon Telegrafi

Biden i përgjigjet kërkesës së Zelenskyt: Nuk do të ketë zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë

Qëndrimi i Biden për zonën e ndalim-fluturimit nuk ka ndryshuar, thotë Shtëpia e Bardhë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden iu ka përgjigjur një kërkese të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili sot mbajti një fjalim në Kongresin amerikan.

Presidenti Zelesnky i bëri jehonë një fjalimi të Martin Luther Kingut, i cili dikur kishte pohuar se “Unë kam një ëndërr”.

Presidenti ukrainas vazhdoi “Kam një nevojë – duhet të mbroj qiejt tanë”, raporton skynews.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga Ukraina që ajo të zbatojë një zonë ndalim-fluturimi, pozicioni i saj nuk ka ndryshuar.

Lexo po ashtu Ukraina refuzon ofertën e Rusisë sa i përket modelit austriak të neutralitetit

Ekziston frika se nëse do të zbatohej një zonë ndalim-fluturimi, kjo detyron SHBA-të të rrëzojnë aeroplanët rus që fluturojnë mbi qiejt ukrainas. /Telegrafi/

Exit mobile version