Joe Biden ka qëndruar për pesë orë në kryeqytetin ukrainas të Kievit, megjithëse po vazhdon pushtimi rus.
Presidenti amerikan, Biden ka vizituar paparalajmërim shtetin ukrainas duke u takuar me liderin e këtij vendi, Volodymyr Zelensky.
Burimet e BBC-së thotë se liderit amerikan i janë sugjeruar lokacione të tjera, duke përfshirë qytetin perëndimor të Lvivit, i cili është më i sigurt dhe më të lehtë për t’u arritur.
Por, ai bëri një udhëtim 10-orësh me tren drejt kryeqytetit për të dërguar një mesazh më të fuqishëm për pushtuesit rus.
I pari i shtetit amerikan ka premtuar një ndihmë prej 500 milionë dollarësh dhe vendosjen e sanskioneve të reja ndaj Rusisë.
Ndryshe, Biden është një prej shumë liderëve botëror që ka vizituar gjatë luftës Ukrainën, ku më parë ishte edhe kyreministri shqiptar, Edi Rama. /Telegrafi/