Site icon Telegrafi

Biden nuk miratoi bisedimet e fshehta të paqes për Ukrainën

Joe Biden nuk i dënoi takimet e fshehta të zyrtarëve amerikanë të sigurisë dhe ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha një zëdhënës i qeverisë së SHBA-së.

Ishte raportuar se një grup ish-zyrtarësh të sigurisë amerikane zhvilluan bisedime me rusët në lidhje me një marrëveshje të mundshme paqeje me Ukrainën, citon skynews.

Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov u takua me anëtarët e grupit për disa orë në muajin prill në New York, thanë për NBC News katër ish-zyrtarë dhe dy zyrtarë aktual amerikanë.

Lexo po ashtu Ish-zyrtarët amerikanë 'mbajnë bisedime të fshehta paqeje' me rusët

Ndërkohë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit amerikan deklaroi se “Administrata e Biden nuk i dënon ato diskutime”.

“Por, kemi thënë vazhdimisht, asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”, tha shkurtimisht ai.

Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paraqitur muaj më parë një plan të paqes, por i cili nuk u pranua nga pushtuesit rus. /Telegrafi/

Exit mobile version