Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha sot se nuk ka plane që presidenti i SHBA-së, Joe Biden të udhëtojë në Ukrainë ndërsa ai shkon në Evropë për samite të parakohshme urgjente.
“Udhëtimi do të përqendrohet në vazhdimin e takimeve botërore në mbështetje të popullit ukrainas dhe kundër pushtimit të Ukrainës nga presidenti Putin, por nuk ka plane për të udhëtuar në Ukrainë”, tha ajo në një postim në Twitter.
We will have additional details of @potus trip to Europe to announce later today. The trip will be focused on continuing to rally the world in support of the Ukrainian people and against President Putin’s invasion of Ukraine,
but there are no plans to travel into Ukraine.— Karine Jean-Pierre (@PressSec) March 20, 2022
Në emisionin “State of the Union” të CNN-it, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield hodhi dyshime të mëdha mbi mundësinë që presidenti Biden të vizitojë Ukrainën këtë javë kur të shkojë në Evropë, duke thënë se “me sa di unë, nuk është në tryezë”.
Petro Poroshenko, ish-presidenti i Ukrainës, tha dje për CNN se vizita e mundshme e Biden në Ukrainë do të ishte një “simbol i solidaritetit”.
“Një vizitë e presidentit amerikan do të ishte një hap jashtëzakonisht i drejtë për të demonstruar se e gjithë bota është së bashku me ne kundër Rusisë”, ka thënë Poroshenko. /kp/Telegrafi/