Presidenti amerikan Joseph Biden nënshkroi një projekt-ligj shpenzimesh prej 1.7 trilion dollarësh që do të sigurojë fonde për institucionet federale deri në tetor të vitit 2023.
Ai do të rrisë buxhetin e Departamentit të Mbrojtjes dhe do të sigurojë ndihmë shtesë për Ukrainën.
“Ligji do të mbështesë kërkimin në fushën e mjekësisë, sigurisë, kujdesit shëndetësor për veteranët e luftës ose programet për të luftuar dhunën ndaj grave. Ajo gjithashtu do të ofrojë ndihmën e nevojshme për Ukrainën”, shkroi Biden në Twitter.
Kongresi, ku demokratët kanë shumicën, miratuan projekt-ligjin para Krishtlindjeve me 225 vota pro dhe 201 kundër. Në Senat, i njëjti ligj u miratua me rezultatin 68:29, raporton nypost.
Today, I signed the bipartisan omnibus bill, ending a year of historic progress.
It'll invest in medical research, safety, veteran health care, disaster recovery, VAWA funding – and gets crucial assistance to Ukraine.
Looking forward to more in 2023. pic.twitter.com/KTI1R9qMij
— President Biden (@POTUS) December 29, 2022
Biden tha se miratimi i projektligjit është provë se republikanët dhe demokratët mund të punojnë së bashku.
Ligji i siguron Ministrisë së Mbrojtjes një rekord prej 858 miliardë dollarësh, që është rreth 10 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Pothuajse 45 miliardë dollarë janë caktuar për ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën.
Rreth 800 miliardë dollarë do të shkojnë për një sërë programesh jo-ushtarake, si ndihma për viktimat e fatkeqësive natyrore, ose për projekte të mëdha infrastrukturore. /Telegrafi/