Site icon Telegrafi

Biden në takim të ngrohtë me refugjatët ukrainas në Poloni

Ka qenë një ditë e ngarkuar për presidentin amerikan Joe Biden në kryeqytetin polak, Varshavë.

I pari i shtetit amerikan fillimisht ka takuar dy ministra ukrainas dhe më pas është pritur prej zyrtarëve shtetëror polak si pjesë e vizitave në Evropë.

Lexo po ashtu Biden bisedon me zyrtarët ukrainas në Poloni

Pasi mbaroi takimet zyrtare, ai u ndal në stadiumin kombëtar të Polonisë për të takuar të zhvendosurit nga lufta në Ukrainë, raporton skynews.

Ai takuar disa prej refugjatëve ukrainas që tashmë e sa kohë kishin braktisur vendin e tyre si pasojë e agresionit rus që ka filluar më 24 shkurt.

Lexo po ashtu Biden ka një mesazh për Putinin: Ai ka llogaritur se mund ta ndajë NATO-n, por ka dështuar

Kujtojmë se 78-vjeçari u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të aleancës së NATO-s që të pranojnë refugjatë pasi barrën kryesore po e bart Polonia, e cila ka pranuar mbi dy milionë ukrainas.

Ndryshe, SHBA-ja ka bërë të ditur se është e gatshme të pranojë 100 mijë ukrainas ndërsa ka ndarë 13.6 miliardë dollarë për çështjen e Ukrainës. /Telegrafi/

Exit mobile version