Site icon Telegrafi

Biden në OKB: Luftërat mund të ndalen në Lindjen e Mesme

Joe Biden ka mbajtur fjalimin e fundit në Kombet e Bashkuar si president amerikan.

Presidenti amerikan ka folur për sfidat botërore duke përfshirë edhe luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

“Tani është koha që palët të finalizojnë kushtet”, tha ai “për një armëpushim në Gaza”, shkruan skynews.

Ai bëri thirrje që pengjet të kthehen në shtëpi, Hamasi të humbasë kontrollin në Gaza dhe t’i japë fund luftës.

“Ne kemi qenë gjithashtu të vendosur për të parandaluar një luftë më të gjerë që përfshin të gjithë rajonin”, shton presidenti, duke folur për përshkallëzimin midis Libanit dhe Izraelit.

“Një zgjidhje diplomatike është ende e mundur. Në fakt, ajo mbetet e vetmja rrugë drejt sigurisë së qëndrueshme. Lufta në shkallë të gjerë nuk është në interesin e askujt”, tha ai.

Ndryshe, Biden muaj më parë ka vendosur që të mos rikandidojë për president të SHBA-së. /Telegrafi/

Exit mobile version