Telegrafi

Biden ka lajme të mira për Ukrainën

Në momentet e fundit, Joe Biden ka thënë se takimi me udhëheqësit e Kongresit amerikan për të diskutuar mbi Ukrainën dhe sigurinë kombëtare “shkuan mirë”.

Udhëheqësi amerikan u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se “unë mendoj se shumica dërrmuese e anëtarëve të Kongresit mbështesin ndihmën për Ukrainën”.

“Pyetja është nëse një pakicë e vogël do ta frenojë atë, gjë që do të ishte një fatkeqësi”, shtoi ai, raporton skynews.

Republikanët në Kongres kanë bllokuar fondet emergjente që presidenti amerikan i ka kërkuar për Ukrainën.

Ai kërkoi 61.4 miliardë dollarë fonde shtesë për ta ndihmuar me armë Ukrainën dhe të rimbush stoqet amerikane ndërsa kanë kaluar gati dy vite lufte mes ukrainasve dhe rusëve.

Fondet e kërkuara për Ukrainën janë pjesë e një kërkese “suplementare” që përfshin gjithashtu 14.3 miliardë dollarë për Izraelin dhe 13.6 miliardë dollarë për mbrojtjen e kufirit.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/