Telegrafi

Shtëpia e Bardhë: Biden u informua për rrëzimin e aeroplanit rus, pret konfirmimin e lajmit nëse ka vdekur Prigozhin

Presidenti amerikan, Joe Biden është informuar për rrëzimin e aeroplanit në afërsi të Moskës.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë tha se “askush nuk duhet të habitet nëse konfirmohen raportimet se themeluesi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin ishte në bordin e aeroplanit të rrëzuar.

Lexo po ashtu Pse ende nuk po konfirmohet vdekja e Prigozhinit?

“Ne i kemi parë raportimet. Nëse konfirmohet, askush nuk duhet të habitet. Lufta katastrofike në Ukrainë dërgoi në marshimin e një ushtrie private drejt Moskës, dhe tani – me sa duket – drejt kësaj”, tha zëdhënësja e këshillit, Adrienne Watson.

Adrienne Watson

Kujtojmë se zyrtarët e lartë të administratës Biden kanë paralajmëruar vazhdimisht dhe publikisht se shefi i Wagnerit mund të vritet nga Kremlini, pasi ai udhëhoqi një rebelim të armatosur kundër Rusisë në fillim të këtij viti.

Lexo po ashtu Autoritetet ukrainase hedhin dyshime lidhur me vdekjen e Prigozhinit

“Po të isha në vend të tij, do të kisha kujdes se çfarë po haja. Unë do ta mbaja syrin në menunë time”, tha në korrik Biden.

Drejtori i CIA-s, William Burns dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i kishin bërë jehonë fjalëve të Bidenit.

Lexo po ashtu Çka është duke bërë Putin në momentin që po dyshohet se u vra Prigozhin?

“Në përvojën time, Putini është apostulli i fundit i hakmarrjes. Kështu që do të habitesha nëse Prigozhin do t’i shpëtonte ndëshkimit. Pra, në këtë kuptim, presidenti ka të drejtë. Nëse do të isha Prigozhin, nuk do ta pushoja shijuesin tim të ushqimit”, kishte pohuar Burns.

“Po të isha Prigozhin, do të isha shumë i shqetësuar. NATO ka një politikë të dyerve të hapura; Rusia ka një politikë të dritareve të hapura”, tha gjithashtu Blinken.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet e rrëzimit të aeroplanit ku dyshohet se u vra kreu i Wagnerit

Departamenti i Shtetit dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk i janë përgjigjur kërkesave për koment mbi raportimet e mediave shtetërore ruse për rrëzimin e aeroplanit, ku mesin e dhjetë të vdekurve dyshohet se është edhe Prigozhin. /Telegrafi/