Duke folur në fund të samitit dy-ditor të NATO-s në Vilnius, Joe Biden ripohoi mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.
NATO është “më e fortë, më energjike dhe më e bashkuar” se kurrë në historinë e saj, pohoi presidenti amerikan, raporton cnn.
Ai thotë se Vladimir Putin ka vendosur “bast se NATO do të thyhej” kur filloi pushtimin në Ukrainë.
“Putin besoi se vendet demokratike do të ishin të dobëta… ai mendoi gabim”, deklaroi lideri amerikan.
“Populli i Ukrainës mbetet i pathyer”, shtoi ai duke lavdëruar heroizmin e ukrainasve.
Presidenti vuri në dukje se përkundër gati një viti e gjysmë lufte, Ukraina mbetet e lirë dhe e pavarur. Ai gjithashtu theksoi se të gjithë dëshirojnë që lufta të përfundojë me kushte të drejta që kundërshtojnë parimet bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara – sovranitetin dhe integritetin territorial.
“Ne nuk do të heqim dorë. Dua të them këtë. Përkushtimi ynë ndaj Ukrainës nuk do të dobësohet. Ne do të qëndrojmë për lirinë sot, nesër dhe për aq kohë sa të duhet”, tha 80-vjeçari.
“Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një koalicion prej më shumë se 50 kombesh për të siguruar që Ukraina të mbrohet, si tani dhe është në gjendje ta bëjë këtë edhe në të ardhmen”, shtoi ai.
Ndryshe, Biden pohoi se është e gabuar ideja se SHBA-ja mund të “përparojë pa një Evropë të sigurt”. /Telegrafi/