Telegrafi

Biden dënon fuqishëm sulmet ruse mbi qytetet ukrainase 

Presidenti amerikan Joe Biden, ka dënuar fuqishëm sulmin ajror të ushtrisë ruse mbi qytetet ukrainase.

“Këto sulme që vranë dhe plagosën civilë dhe shkatërruan objektivat që nuk kanë infrastrukturë ushtarake, edhe një herë dëshmojnë brutalitetin e luftës ilegale të Putinit mbi popullin ukrainas”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Biden i shprehu ngushëllime familjeve të atyre që u vranë pamëshirshëm, transmeton Telegrafi.

“Këto sulme edhe më shumë forcojnë përkushtimin tonë që të qëndrojmë me popullin e Ukrainës, për aq sa të jetë e nevojshme”, shtoi Biden.

“Së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, do të vazhdojmë t’i kundërvihemi agresionit rus, dhe ta bëjmë Putinin dhe Rusinë përgjegjëse për krime lufte dhe të ofrojmë mbështetjen për forcat ukrainase, që po mbrojnë vendin dhe lirinë e tyre”, tha ndër tjera presidenti amerikan.

Në anën tjetër, ai edhe një herë i bëri thirrje Rusisë t’i japë fund agresionit të paprovokuar, dhe të tërheq të gjitha trupat nga territori i Ukrainës. /Telegrafi/