Site icon Telegrafi

Biden dënon ‘brutalitetin rus’ pas sulmeve vdekjeprurëse në Ukrainë

Presidenti amerikan Joe Biden ka dënuar një valë sulmesh raketore ruse që vranë të paktën 41 civilë në Ukrainë, si një “kujtues i tmerrshëm i brutalitetit të Rusisë”, pasi u zotyua të forcojë mbrojtjen ajrore të Kievit, shkruan BBC.

Të paktën 166 persona janë plagosur në të gjithë vendin nga këto sulme raketore, duke përfshirë disa në një spital për fëmijë në Kiev.

Ky reagim i presidentit amerikan vjen në ditën kur pritet të fillojë samiti i NATO-s që do të zhvillohet në Ëashington, transmeton Telegrafi.

Biden tha se në takimin do të prezantohen përforcimet e mëtejme për mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s, vendet e tyre partnere dhe BE-ja do të mblidhen për të shënuar 75-vjetorin e bllokut.

Lexo po ashtu Shkon në 41 numri i të vrarëve nga sulmi raketor rus në Ukrainë, Zelensky e shpallë të martën ditë zie  

Presidenti amerikan tha se do të mirëpret presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët e vendeve anëtare të NATO-s.

Samiti do të fokusohet në mbrojtjen dhe parandalimin në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës.

“Do të shpallim masa të reja për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës për të ndihmuar në mbrojtjen e qyteteve dhe civilëve nga sulmet ruse”, shtoi Biden.

“Do të takohem me presidentin Zelensky për t’ia bërë të qartë mbështetjen tonë për Ukrainën që është e palëkundur”, theksoi ndër tjera i pari i shtetit më të fuqishëm në botë.

Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara do të takohen gjithashtu sot me kërkesë të Ukrainës. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i është bashkuar zyrtarëve perëndimorë duke dënuar sulmin raketor rus në Ukrainë.

Kryebashkiaku i Kieivit, Vitali Klitschko, ka shpallur 9 korrikun ditë zie, si pasojë e sulmit vdekjeprurës rus në kryeqytetin ukrainas. /Telegrafi/

 

Exit mobile version