Zëdhënësi i Volodymyr Zelenskyt i është përgjigjur komenteve të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka deklaruar dje se presidenti ukrainas nuk dëshironte të dëgjonte kur u paralajmërua për pushtimin rus.
Sergei Nikiforov tha se në atë kohë i pari i shtetit ukrainas pati tre ose katër biseda telefonike me Bidenin dhe se liderët shkëmbyen mendime dhe vlerësime rreth situatës në terren, raporton bbc.
“Prandaj, fraza ‘nuk dëshironte të dëgjonte’ ndoshta ka nevojë për sqarim”, tha ai për gazetën ukrainase LIGA.net.
Një këshilltar tjetër, Mykhailo Podolia, tha se Ukraina e ka dituer se Rusia po planifikonte një pushtim dhe po përgatitej për të – pyetje ishte se në çfarë shkallë do të kishte sulme.
“Është absurde të akuzosh një vend për rezistencë ndaj agresorit për më shumë se 100 ditë”, tha ai.
Zyrtari ukrainas tha se Zelensky ishte i vëmendshëm ndaj paralajmërimeve, por shkalla e pushtimit të Rusisë “tronditi shumë vende, përfshirë partnerët tanë”.
Ndryshe, Rusia edhe sot ka vazhduar me sulme duke shkaktuar dëme materiale në Ukrainë. /Telegrafi/