Site icon Telegrafi

Biden arrin në selinë e NATO-s në Bruksel, fotografohet me liderët e tjerë të vendeve anëtare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka arritur në selinë e NATO-s në Bruksel, ku e pret një ditë e gjatë me takime të shumta me krerët e vendeve anëtare të Aleancës Veriatlantike.

Ai do të jetë pjesë e tri samiteve – pra të NATO-s, BE-së dhe të G7-ës, ku do të diskutohet kryesisht situata në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Joe Biden arrin në Bruksel për t’i dërguar një mesazh të qartë Putinit

Për dallim nga homologët evropianë, ai ka vendosur të anashkaloj konferencat për media para fillimit të samitit – ku më vonë gjatë ditës pritet të deklarohet për ato që kanë diskutuar.

Atë e ka pritur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ku më pas realizoi një fotografi të përbashkët me liderët e tjerë të vendeve anëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version