Lionel Messi, Neymar dhe Luis Suarez, janë zakonisht yjet që ndiqen më shumë nga tifozët në fushën stërvitore të Barcelonës.
Mirëpo, të hënën ishte Justin Bieber, ai që vodhi gjithë spektaklin kur u paraqit te skuadra Blaugrane.
Këngëtari ndodhet në Spanjë si pjesë e turneut të tij evropian, ndërsa të martën mbrëma do të mbajë koncert në Barcelonë.
Një ditë para koncertit, 22-vjeçari u shfaq në qendrën stërvitore të katalunasve, ku u takua me treshen e sulmit të skuadrës.
Ai është takuar edhe me lojtarët tjerë, ndërsa është përfshirë edhe në stërvitje duke luajtur me futbollistët e Barcës. /Telegrafi/