Telegrafi

Bianca Censori më në fund kthehet në Australi me shoqet, pa bashkëshortin ‘kontollues’ Kanye West

Gruaja e reperit Kanye West është kthyer në heshtje në vendlindjen e saj Australi pa bashkëshortin e saj ku dyshohet se u përball me miqtë e shqetësuar.

Njerëzit e dashur të Bianca Censorit ngritën shqetësime në lidhje me marrëdhënien e saj me stilistin e Yeezyt dhe tani janë të sigurt se ajo është në dijeni të ‘mënyrave kontrolluese’ të Westit pasi i thane asaj “të zgjohet nga gjumi”, thane burimet e brendshme për DailyMail.

Arkitektja, 28 vjeçe, u kthye në vendin e saj javën e kaluar, udhëtimi i saj i parë në shtëpi që kur u martua me 46-vjeçarin West gati një vit më pare, për t’u takuar me prindërit e saj Leo dhe Alexandra dhe motrën Angeline.

Motrat Censori u panë të premten mbrëma në barin e njohur të Melburnit, Marquis of Lorne, në Fitzroy, ku burimet thonë se festuan deri në kohën e mbylljes.

Një klient tha se zonja Censori kaloi kryesisht pa u vënë re në lokal.

“Askush nuk bëri bujë fare. Ajo ishte me motrën e saj dhe ata thjesht u bashkuan me të gjithë të tjerët, edhe pse veshja e saj ishte disi “e egër”, thanë ata.

As që e njoha se kush ishte derisa një shoqja ime e vuri në dukje dhe i tha: “Shiko, zonjusha e Kayne atje.”

“Ajo ishte atje vetëm duke kaluar një kohë të mirë dhe duke pirë, e duke u takuar me miqtë. Nuk ishte me të vërtetë ndonjë gjë e madhe.”

Censori kishte akuzuar më parë miqtë e saj se ishin ‘xhelozë’ për famën e saj të sapogjetur kur ata shprehën shqetësimin se burri i saj po e manipulonte atë në një version ‘radikalizues’ të ish-gruas së tij Kim Kardashian. /Telegrafi/