Site icon Telegrafi

Beyonce shtatzënë përmes metodës invitro

Çifti i famshëm, Beyonce dhe Jay Z janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë.

Burime pranë dy artistëve kanë treguar për revistën amerikane “OK”, se çifti është super i entuziazmuar rreth këtij fakti, duke qenë se shtatzënia më në fund erdhi falë përdorimit të metodës së famshme invitro.

Kjo shpjegon faktin pse këngëtarja, kohëve të fundit në daljet e saj publike është përpjekur të fshehë barkun e saj, duke dashur që ta mbajë të fshehtë deri në tremujorin e parë të shtatzënisë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Beyonce i drejtohet metodave alternative të shtatzënisë, ndërkohë që më parë në media është përfolur gjerësisht se ajo nuk është mamaja e vërtetë e Blu Ivy, pasi sipas zërave vogëlushja është lindur nga një mama surrogate. /Telegrafi/

Exit mobile version