Site icon Telegrafi

Beyonce shkarkon tërë ekipën e saj

Beyonce thuhet të ketë larguar të gjithë ekipin e saj, me të cilët ka punuar deri më tani.

Sipas Page Six, e gjithë skuadra e saj është shkarkuar për t’u zëvendësuar me njerëz të rinj që do të mund të ngrisin karrierën e saj edhe më lartë, transmeton Telegrafi.

Në vend të menaxheres së saj të deritanishme, Lee-Anne Callahan Longo, erdhi Steve Pamon.

Ndryshe këngëtarja është duke përgatitur dy këngë të reja, me të cilat do të paraqitet në Superbowl, ku do të jetë mysafirë me bendin Coldplay./Telegrafi/

Exit mobile version