Pas publikimit të albumit të saj “Lemonade”, ka pasur spekulime se Jay Z e kishte tradhtuar Beyoncen.
Krahas emrave që u përmendën ishte edhe ai i këngëtares shqiptare, Rita Ora, mirëpo gjithçka u mohua.
Dhe për t’u dhënë fund spekulimeve, gjatë interpretimit të këngës “Sorry”, këngëtarja shprehu dashurinë për burrin e saj, të cilit edhe ia dedikoi këngën.
Në ndërkohë, vëmendje ka tërhequr dukja e këngëtares, e cila magjepsi publikun.