Duket se Jay Z ka vendosur që përfundimisht ta bëjë kompaninë e tij të re Tidal të suksesshme.
Sipas Dj Skee, një prej producentëve të njohur, Jay Z ka vendosur që të realizojë një album të përbashkët me Beyoncen.
Ky album besohet se do të jetë ekskluzivisht në shërbimin e ri të lansuar nga Jay Z, Tidal, i cili po konsiderohet nga njohës të fushës si dështim, transmeton Telegrafi.
Ende asnjë prej përfaqësuesve të Jay Z nuk e ka konfirmuar e as nuk e ka mohuar një informacion të tillë.
Beyonce dhe Jay Z ka kohë që po spekulohet për një album të përbashkët pas lansimit të albumeve të tyre ndaras. /Telegrafi/