Pharrell Williams u bëri thirrje miqve të tij të famshëm teksa zbuloi shfaqjen e tij të parë si drejtor kreativ i veshjeve për meshkuj për “Louis Vuitton” të martën në Paris.
Beyonce dhe Jay-Z mbërritën mjaft vonë për shfaqjen e parashikuar në Pont Neuf për të mbështetur mikun e tyre, i cili është pasardhësi i të ndjerit Virgil Abloh.
Ylli Beyonce mahniti me një kostum vezullues të verdhë-artë dhe pelerinë teksa u fut brenda, krah për krah me bashkëshortin e saj.
Gjithashtu në vendet e tyre në rreshtin e parë ishin Kim Kardashian, Miranda Kerr, Naomi Campbell dhe Zendaya.
Beyonce duke me stil teksa mbante çantën e saj prej sateni dhe çantën ikonike LV, ndërsa për të kompletuar dukjen vendosi edhe një palë syze dielli të zeza.
Jay Z ishte me një kostum të mprehtë me tre pjesë të kombinuar me një këmishë të bardhë.
Kim, 42 vjeç, u kthye në kryeqytetin francez gati shtatë vjet pasi ra preh e një grabitje me armë gjatë Javës së Modës në Paris në vitin 2016.
Kim u ul pranë Jared Letos në rreshtin e parë për shfaqjen dhe bëri një hyrje me veshjen e saj të ngushtë.
Personaliteti televiziv ekspozoi barkun dhe dekoltenë e saj të tonifikuar në një bluzë me printe katrore jeshile, të cilën ajo e bashkoi me dollakë të ngjashëm.
Ajo mbajti një çantë rreth belit të saj të hollë dhe shtoi magjepsjen me një pallto të zezë prej pelushi.
Turma e mbushur me të famshme shikonte modelet që kalonin në një pistë me muzikë live, duke parakaluar tuta të zbukuruara me perla.
Rihanna u vesh e tëra në xhinse dhe këmishë të madhe, të gjitha në “printin” që Pharrell krijoi për koleksionin e ardhshme.
Përkrah saj me dukje të ngjashme ishte edhe partneri i saj, reperi Asap Rocky.
Diku tjetër Naomi, 53 vjeç, e cila ishte e afërt me paraardhësin e ndjerë të Pharrell, Virgil Abloh, u pa e veshur me markën “Louis Vuitton” nga koka deri te këmbët.
Zendaya, 26 vjeç, ktheu kokën kur mbërriti. Aktorja vendosi një shfaqje të guximshme teksa u fut pa sytjena në këmishën me jakë të madhe, e cila ishte zbërthyer deri në kërthizë.
Ylli i “Spiderman” e kombinoi pamjen me pantallona të ngjashme, një çantë dore të zezë “Capucine” dhe taka të mprehta kafe.
Abloh kishte qenë stilisti me ngjyrë profilit më të lartë të industrisë, i njohur për krijimin e një vendi për stilin e rrugës dhe pamjet e lirshme të skateboardit në modë të nivelit të lartë.
Pharrell u prezantua për herë të parë në klanin Arnault në një bashkëpunim për të dizajnuar syze dielli me stilistin e Louis Vuitton nga Marc Jacobs në 2004. /Telegrafi/