Real Betisi raportohet se dëshirojnë të transferojnë Gabriel Barbosan.
Sipas Corriere dello Sport, trajneri i Betisit, Quique Setien, është një admirues i talentit të anësorit brazilian, të cilin tash e disa kohë ai është duke e ndjekur.
Setien kishe provuar të sjell lojtarin edhe kur ishte pjesë e Las Palmas, por nuk kishte arritur.
Lojtari aktualisht është i huazuar te Benfica nga Interi, por te klubi portugez nuk ka treguar diçka pozitive dhe kështu prite të rikthehet te klubi italian.
U raportua se kthimi në Brazil, te Santos, është një mundësi reale në janar, por tani me Betisin në garë, gjërat mund të ndryshojnë.
21-vjeçari u transferua te Interi në vitin 2016 për 29.5 milionë euro, por nuk kishte shumë hapësirë për të treguar vetën.
Betisi është një mundësi, por fillimisht huazim me drejt blerje. /Telegrafi/