Telegrafi

Betis 0-0 Real Madrid, notat e lojtarëve – Bravo dhe Valverde më të mirët

Real Madridi ka vazhduar me barazime në La Liga, këtë herë pa gola ndaj Real Betisit.

Më i miri në këtë takim për vendasit ishte portieri Claudio Bravo, i cili u vlerësua me notën 8.3. Ata që dëshpëruan ishin William Carvalho dhe Ayoze Perez.

Në anën tjetër të mysafirët Federico Valverde ishte më i miri, por edhe Eder Militao e Thibaut Courtois.

Kurse Eduardo Camavinga dhe Vinicius Junior nuk ishin në elementin e tyre më të mirë.

Ndeshja e radhës e ekipit të Carlo Ancelotti është kundër Espanyolit, ndërsa i Manuel Pellegrinit ndaj Villarrealit. /Telegrafi/