Në Twitter janë publikuar disa pamje që tregonin se si ushtarët ukrainas zhvilluan një betejë të drejtpërdrejtë me të paktën tre ushtarë rusë në një llogore.
Në fillim të videos shihen, dy ushtarë ukrainas të cilët po i luftonin tre trupa të forcave kundërshtare me armë dhe granata dore, transmeton Telegrafi.
Më pas mund të vërehet se ishin të paktën pesë ushtarë të Ukrainës që u larguan nga pozicioni pas përfundimit të aksionit.
Drone footage of Ukrainian soldiers clearing a Russian trench. (stupid music from source)#Ukraine #UkraineRussianWar pic.twitter.com/WcComMKm2O
— Ukraine – Combat Footage Archive ?? ?? (@Bodbe6) May 6, 2023
Ushtarët ukrainas, sipas pamjeve arritën të plagosnin të tre ushtarët rusë të cilët ishin të rënë në tokë.
Pamjet u xhiruan me dron por nuk dihet se në cilën zonë, ndonëse ishte vijë fronti në fushë të hapur. /Telegrafi/