Sulmet ruse janë raportuar rreth rajonit të Zaporizhzhia, transmeton Telegrafi.
Në përditësimin e tij të fundit, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se sulmet me raketa janë parë në qytetin Hulyaipole.
Zjarri i artilerisë po godiste gjithashtu qytetin këtë mëngjes, tha guvernatori rajonal i Zaporizhzhia-s, Oleksander Staurk.
Një grua u vra dhe një teatër u dogj nga sulmet.
Siç raportohet, 20 vendbanime të tjera gjithashtu pësuan nga sulmet e fundit, tha Staurk.
Ndërkohë, një zyrtar i emëruar nga Rusia në pjesën e pushtuar të Zaporizhzhia pretendoi se trupat ruse kishin kapur katër fshatra.
Sky News nuk e ka verifikuar këtë informacion dhe Ukraina nuk ka njoftuar ndonjë humbje të territorit. /Telegrafi/