Telegrafi

Beteja për Novomykhailivka i kushtoi shtrenjtë rusëve, humbën 300 automjete

Deri Ukraina por edhe e tërë bota u shqetësua nga fushata ruse për ta marrë nën kontroll qytetin industrial Avdiivka në lindje të Ukrainës që filloi në tetor, ushtria ruse dërgoi njësi tjera në lindje të qytetit tjetër ukrainas – Novomykhailivka.

Në po të njëjtën kohë rusët morën nën kontroll atë çfarë mbeti nga Avdiivka në mes të prillit, dhe tashmë kanë marrë edhe Novomykhailivkan, transmeton Telegrafi.

Por beteja gjashtë mujore për Novomykhailivkas ishte e përgjakshme dhe i kushtoi shumë shtrenjtë rusëve.

Vlerësohet se Rusia humbi mbi 40 mijë ushtarë, dhe mbi 1 mijë automjete u janë sekuestruar gjatë tentativës për ta marrë nën kontroll Avdiivkan.

Ndërkohë rreth Novomykhailivkas, rusët humbën mbi 300 automjete, ku dronët ukrainas arritën t’i shkatërrojnë në fushëbetejë. /Telegrafi/