Brigada e 47-të e ushtrisë ukrainase ka zbuluar sesi ekipi i aftë i automjeteve të blinduara amerikane Bradley kanë arritur të shkatërrojnë mjetet e blinduara të rusëve në qytetin ukrainas Berdychi, duke ndalur kështu tentimin e trupave të Vladimir Putinit të avancojnë përtej qytetit të Avdiivkas.
Pamjet e filmuara nga droni por edhe nga kamerat e vendosura në helmetat e ushtarëve ukrainas, shfaqen shoferët e aftë të Bradley që paaftësojnë mjetet luftarake ruse – duke hapur zjarr mbi trupat dhe zmbrapsur tanket ruse që tentonin të avanconin në perëndim të Avdiivkas që së fundmi kanë arritur ta marrin nën kontroll rusët, transmeton Telegrafi.
Gjeneralët e Putinit shpresonin ta shfrytëzonin qytetin si një trampolinë për të sulmuar pjesën tjetër të rajonit të Donetskut, por nuk ndodhi si e kishin planifikuar.
Brigada e 47-të ishte përgatitur mirë duke sinkronizuar sulmin me Bradley por edhe dronët kamikazë, që hidhnin në erë tanket dhe autoblindat ruse.
Në anën tjetër, Ukraina vazhdimisht po i bën thirrjeve vendeve perëndimore që t’i dërgojnë sa më shumë armë të rënda me rreze të gjatë veprimi, me qëllim që të mund të zmbrapsin sulmet ruse. /Telegrafi/