Elseid Hysaj ka folur pas humbjes në minutat e fundit kundër Francës me rezultat 2:0.
Mbrojtësi shqiptar deklaroi se nuk Shqipëria nuk e meritoi humbjen, por në takimin kundër Rumanisë do ta japin maksimumin për të fituar, transmeton Telegrafi.
“Po zhgënjim i madh, fati nuk na ndihmoi. Në minutën e fundit pësuan, por nuk kemi nuk kemi çka të bëjmë. Shqipëria duhet të jetë krenare”.
“Këtu kemi ardhur që të fitojmë dhe të kualifikohemi. Kemi shpresë në ndeshjen e fundit. Ajo është beteja e fundit që duhet ta fitojmë”, tha Hysaj.
Shqipëria takimin e fundit në evropian në kuadër të grupit A do ta zhvillojë kundër Rumanisë. /Telegrafi/