Baportohet se Kalidou Koulibaly tashmë ka rinovuar kontratën me Napolin dhe se nuk do të ketë klauzolë për t’u larguar.
Sipas TuttoMercatoWeb, e zeza në të bardhë tashmë është vendosur, ndërsa zyrtarizimi do të vjen në ditën e ardhshme.
Lojtari pritet të merr rrogë prej gjashtë milionë eurosh dhe kështu do të bëhet lojtari më i paguar te klubi nga San Paolo.
Lajmi i mirë për tifozët napolitanë është se në kontratën e re nuk do të ketë klauzolë, kështu klubet e interesuara për të blerë senegalezin duhet të negociojnë direkt me presidentin e klubit, Aurelio De Laurentiis.
Numri një i klubit italian më herë kishte thënë se ka refuzuar 100 milionë për lojtarit, besohet se oferta kishte nga Manchester Unitedi.
Gjithashtu për lojtarin kanë shfaqur interesim Barcelona, Paris Saint Germain, Manchester City dhe Chelsea.
Mbrojtësi iu bashkua Napolit nga Genki në vitin 2014. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=mBU49pNzWTg